Ka mbështjellë kokën me këtë shami me dy veprime, dhe kur ta shihni arsyen do të kënaqeni! Si nuk e kemi ditur këtë më herët?!

  • October 20, 2018 16:00
  • Shendetesi

Po ju japim këshillën nga përvoja personale dhe këshilla është masazhi i kokës – mënyrë që të përmirësojmë qarkullimin e gjakut në zonat problematike, të lirojmë stresin.

Pra, kjo është njëra ndër mënyrat e zvogëlimit të dhembjeve, transmeton Telegrafi.

Ndonëse çdokush ka pasur të paktën një herë dhimbje koke në jetën e tij, është mirë që këto dhimbje t’i kaloni në mënyra natyrale dhe pa përdorur medikamente që më pas mund t’ju shkaktojnë probleme anësore.

Masazhi me peshqir, ndikon në mënyrë të dobishme në qarkullimin e gjakut në zonat e kokës dhe të qafës, por ndihmon edhe në eliminimin e dhembjeve.

Po ju propozojmë metodën e cila, ndonjëherë, do t’ju ndihmojë më mirë se tabletat.

Merrni një peshqir dhe shtrëngojeni mirë për qafe, mbajeni me dy duar anash dhe në gjendje të shtrënguar lëvizni peshqirin nëpër qafë, kokë dhe supe.

Këtë procedurë bëjeni 5 minuta dhe do të jetë e mjaftueshme që të zbusë dhembjen e kokës.

Dhimbja e kokës vjen nga tkurrjet e papritura periodike dhe zgjerimi i arterieve në tru, e cila çon në ënjtje të indeve dhe në procese të caktuara kimike, të ndryshimeve në tru.

Për fat të keq, kjo është një sëmundje mjaft e zakonshme e cila ndonjëherë ka origjinë të trashëguar.

Motivet apo shkaqet kryesore mund të jenë nga më të ndryshmet: ushqimet e caktuara, ndryshimi i klimës, dritat verbuese, zhurmat, mbingarkesat emocionale, pagjumësia, erërat e pakëndshme etj. /Telegrafi/

Loading...