Nëse zgjoheni natën, shikoni orën dhe kuptoni nga çfarë problemesh vuani

  • October 20, 2018 17:00
  • Shendetesi

Ka një shpjegim pse ndodh kjo:

Më së shumti ndodh nga nevojat fizike për të shkuar në tualet apo për të pirë ujë. Mirëpo, nëse ndodh vazhdimisht që të zgjoheni natën në të njëjtën orë, kjo është sepse diçka nuk po shkon mirë me organizmin tuaj.

Sipas gazetës “Shëndeti”, mjekësia e lashtë kineze ka ndërtuar një mekanizëm të quajtur ora trupore, në bazë të secilës ju mund të identifikoni, problemet e mundshme shëndetësore, duke u nisur nga orari kur zgjoheni.

Orari kur ngriheni tregon dhe problemin që keni:

Ora 21.00-23.00: Gjatë këtij orari enët e gjakut dhe arteriet janë shumë aktive, gjë e cila tregon probleme shëndetësore që lidhen me sistemin imunitar, tiroidet dhe me lodhjen metabolike. Stresi, ankthi dhe lodhja e ditës ndikojnë ndjeshëm gjatë kësaj faze dhe ju lënë pa gjumë.

Ora 23.00-01.00: Duhet të tregoni kujdes me fshikëzën e tëmthit. Zgjimi i vazhdueshëm në këtë orë  ju paralajmëron të ndryshoni sa më parë mënyrën e të ushqyerit. Të hiqni dorën nga ushqimet e përpunuara dhe të konsumoni fruta, perime dhe drithëra integrale.

Ora 01.00-03.00 e mëngjesit: Mëlçia është një ndër organet më të rëndësishme të njeriut, e lidhur drejtpërdrejt me eliminimin e toksinave. Zgjimi në këtë orë sinjalizon një mbingarkesë të punës së mëlçisë, prandaj kujdes me dietën dhe reduktoni numrin e cigareve e konsumin e alkoolit.

Ora 03.00-05.00 e mëngjesit: Kjo është koha kur mushkëritë mbledhin oksigjen dhe e shpërndajnë në të gjitha sistemet e tjera duke përgatitur trupin për ditën e re. Gjithashtu ato eliminojnë toksinat e mbetura në gjak. Kujdes, nëse zgjimi në këtë orë shoqërohet me kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje, keni nevojë të merrni ajër të pastër.

Loading...