Rikthehet telefoni me butona (Foto)

  • March 01, 2019 18:00
  • Teknologji

Ka kaluar kohë e gjatë, që kur telefonat e zgjuar i kanë larguar të gjitha butonat, duke zëvendësuar gjithçka me ekranin e ndjeshëm në prekje.

Mirëpo, kompania me bazë në Londër F(x)tex e ka lansuar Pro 1, që kur hapet e ka tastierën komplete, si dhe një buton anash për të shkrepur fotografi, transmeton Telegrafi.

Kjo përpjekje për ta rikthyer butonat në telefona, është prezantuar në Mobile World Congress që u zhvillua në Barcelonë, ndërsa u konsiderua si një atraksion teknologjik.

“Nuk ka si ndjesia e të shtypurit të butonave, aktivizimi nëpërmjet ekranit të ndjeshëm në prekje, nuk lë ndonjë ndjesi” është thënë lidhur me Pro 1.

Telefoni më shumë ka karakter emocional, se sa funksional, ndërsa kërkohet mbledhja e fondeve për ta futur në prodhim. /Telegrafi/

Loading...