Zbulohen fotot e para të Huawei P30 Pro (FOTO)

  • March 01, 2019 16:30
  • Teknologji

Ndarë në SlashLeaks nga NTKLeak, fotot përputhen me konceptet e fundit, duke treguar një grup kamerash me tre lente dhe një lente të katërt me një blic anash. Një nga lentet është katrore, ashtu siç është në render, dhe është spekuluar që do të ofroj zmadhim 10x pa humbje.

Ju gjithashtu mund të shihni se telefoni vjen në një ngjyrë të errët. Është ndoshta e zezë, por reflektimet dhe rrezet e diellit e bëjnë të vështirë të thuhet me siguri.

Fatkeqësisht, nuk mund të shihen shumë detaje të tjera, pasi një sticker mbulon pjesën më të madhe të pjesës së pasme dhe asnjëra nga fotot nuk tregon pjesën e përparme të telefonit, por jemi afër lansimit të Huawei P30 dhe P30 Pro, që do të mbahet më 26 mars. /Telegrafi/

Loading...